Idetë e dizenjove të thonjve nuk janë kurrë mjaftueshëm. Sidomos tani që po vijnë festat dhe duart duhen kuruar pak më shumë se zakonisht. Ndaj po ju tregojmë 5 modelet e thonjve që do t’i shihni kudo këtë sezon. Hidhini një sy dhe nuk është fare e nevojshme të na falenderoni.
E kemi për detyrë!
Hapsirat boshe
Ky model i bën thonjtë të duken më pak të ngarkuar dhe i i ngjan një iluzioni optik. Nëse deri më tani e keni kombinuar me forma gjeometrike, nga sot e tutje kujdesuni ta aplikoni kryesisht në ngjyra pastel dhe të hapura.
Glitter
Jemi afër sezonit të festave dhe nuk do shumë mend për të kuptuar që jemi në kohën kur glitteri në thonj nuk është asnjëherë mjaftueshëm. Kaq!
Printet e kafshëve
Printet e kafshëve këto kohë i kemi parë ngado. Kshtu që estetistët këshillojnë t’i shohim edhe në modele thonjsh. Si thoni për një dizenjo dalmat?
Minimalistë
Thonjtë minimalistë duket se nuk kanë për të dalë asnjëherë nga moda, por këto kohë e mira është të shoqërohen me detaje rrëzëllitëse sa për t’ju përshatur atmosferës.
Neon
Kush ka thënë që ngjyrat fosforeshentë janë për stinën e verës e ka tërësisht gabim. Festat e fundvitit do t’i presim me thonj fosforeshentë dhe këtë nuk e luan topi. Pse të mos të kujtojmë pak dhe verën fundja?!