Fashion & Beauty

Dolce & Gabbana zemërojnë keq Kinën: Pas skandalit në Instagram, anullohet eventi!

Dolce & Gabbana zemërojnë keq Kinën: Pas skandalit në

Shtëpia e famshme italiane e modës, Dolce & Gabbana ka zemëruar mbarë Kinën! Marka është akuzuar për shfaqje racizmi pasi në 3 reklamat e publikuara së fundmi shfaqet një vajzë kineze të cilët i thuhet se si të përdori shkopinjtë.

Seria e videove me titull “Të hash me shkopinj” nis me një grua e cila ka përpara një pjatë spageti dhe në sfond një zë burri që i thotë asaj ç’duhet të bëjë hap pas hapi.

Menjëherë pasi janë postuar në Instagram dhe Twitter,  shumë njerëz kanë reaguar të revoltuar duke thënë se kjo është ofenduese për popullin kinez.  Debati është bërë edhe më i ashpër në Instagram, ku vetë Stefano Gabbana është përfshirë në konflikt.

Ndërkohë që njëra prej vajzëve i thotë që fushata e zgjedhur ishte shumë ofenduese për kinezët përgjigjen e tij të dhënë në inbox-in e Instagram-it do ta gjeni më poshtë:

Dolce & Gabbana zemërojnë keq Kinën: Pas skandalit në

“Çfarë mendon se është raciste në atë video? Ti mendon se ne jemi budallenj të vimë në Kinë dhe të postojmë një video të gabuar? Nëse kinezët ndihen të ofenduar nga një vajzë që ha picë ose pasta me shkopinj do të thotë se thjesht ndiheni inferior. Kinezët hanë me shkopinj, perëndimorët me pirunj dhe thika. Ky është racizmi?S’jeni rehat me trurin tuaj!  Pra edhe ju jeni racistë sepse hani qentë? E gjithë bota e di sjelljen tuaj kundrejt qenërve. Dhe këtu ju jeni shumë më racistë se ne.  Ne i duam qentë dhe jetojmë me ta.”- përgjigjet dizajneri i cili nuk kaloi shumë dhe postoi një foto në llogarinë e tij të Instagramm-it ku thoshte se i kishin vjedhur profilin.

Dolce & Gabbana zemërojnë keq Kinën: Pas skandalit në

Dolce & Gabbana zemërojnë keq Kinën: Pas skandalit në

Dolce & Gabbana zemërojnë keq Kinën: Pas skandalit në

Debati është nxehur edhe më, aq sa Gabbana shprehet se tani e tutje në çdo intervistë që do të japë do të thotë që Kina është shteti i m***t.

Pas gjithë kësaj, sfilita “The Great Show” e D&G që do të mbahej ditën e mërkurë në Shanghai është anulluar nga vetë zyra e çështjeve kulturore në Shanghai.

Ndërkohë dhe pse provat tregojnë të kundërtën, llogaria zyrtare e markës italiane, përmes një postimi kërkon ndjesë për gjithë çfarë ndodhi.

Dolce & Gabbana zemërojnë keq Kinën: Pas skandalit në

“Instagrami ynë është vjedhur. Po ashtu dhe ai i Sftefano Gabbana-s. Zyra jonë ligjore po heton. Na vjen shumë keq për gjithë postimet e pautorizuara.  S’kemi asgjë tjetër përveçse respekt për Kinën dhe njerëzit e saj!”

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Dolce & Gabbana worse China: After the scandal on Instagram, the event is canceled!

Dolce & Gabbana zemërojnë keq Kinën: Pas skandalit në