Prej kohësh, Lori Hoxha është shpërngulur në Londër dhe siç tregoi vetë, ndodhet atje për të përfunduar studimet.
Nga fotot dhe videot që poston çdo ditë në Instagram, kuptohet fare mirë që ai vend i ka vjedhur gjysmën e zemrës, pasi gjysmën tjetër e ka lënë këtu.
Nuk e dimë nëse është moti gri i Londrës apo thjesht malli, por sot Lori është zgjuar më nostalgjike se kurrë. Rreth një orë më parë, trashëgimtarja e Top Media-s postoi një sërë fotosh në Instastory, ku tregon se i mungojnë kaq shumë gjëra nga Tirana.
“Mall për vajzat e mia!”- shkruan ajo në foton ku shfaqet e përqafuar me 2 mikeshat e ngushta dhe Sarën.
Story i radhës bëhet bëhet edhe më emocional akoma. Një dhuratë nga Londoni i vogël për tezen. Bashkë me një pusullë të shkruar në “gjuhën e tij”.
“Tizhja Joji, kështu ti do të ndihesh më afër shtëpisë. Mami Saja dhe Dondon Bisa.”
Kaq mjaftonte që Lori të kujtojë si i flet asaj bebushi i preferuar, që për më tepër i kishte sjellë edhe dhuratën që i mungonte më shumë.
Një kuti me salcën e preferuar të domateve për pasta!