Videoja ku moderatorja Pranvera Borakaj shpërthen në të qeshura në mes të emisionit të saj, u bë brenda pak orësh sensacioni i Instagram-it. Dhe siç e thamë më parë, pyetja që na lindi pasi qeshëm dhe ne bashkë me të ishte shkaku i këtij momenti.
Çfarë e bëri kaq shumë për të qeshur moderatoren?
View this post on Instagram
Të njëjtën pyetje ka ngritur dhe Olti Curri në Instagram-in e tij ku pasi ka postuar videon e famshme shkruan: “E qeshura ngjitëse e Pranvera Borakaj. Aman na thuaj pse qeshe se na mbeti fiksim!”
Nuk vonoi shumë që moderatorja e Vizion Plus t’i përgjigjej duke sqaruar gjithë situatën komike.
“Aman se e kisha harruar këtë. Ndërsa bënim lidhjen me Skype, korrespondenti nuk e mbante videon nga zonja Rita, por nga shtëpia dhe në dhomë lëvizte i shoqi me tuta, se ora 9 e mëngjesit. Unë insistoja që ta kthenim kamerën nga vetja, por ishte e pamundur. Dhe në momentin që e ktheu , aty u ndërpre lidhja. Ndërsa unë bëja pyetje, shikoja vetëm një zotëri që lëvizte me tuta në dhomë dhe e ftuara nuk ishte asgjëkundi. Ishte e pamundur ta mbaja të qeshurën, jo vetëm unë, por i gjithë stafi dhe e ftuara e radhës që ishte në studio. Dhe shyqyr që qeshim, se e qeshura të shton jetën!”- shkruan ajo.
Dhe nëse për një çast do të imagjinonit të gjithë skenën që moderatorja tregoi më sipër, ç’do të bënit ju? Asgjë tjetër përveçse të qeshnim!