Në ditën e tij të lindjes, Xhensila Myrtezaj ka uruar të shoqin, Besart Kallakun përmes një urimi të ndjerë në Instagram.
“Çfarë jam pa ty? Asgjë. Në të mirë dhe në të keq ti gjithmonë je krah meje. Në çdo frymëmarrje, në cdo hap të jetës sime dhe në çdo moment që do jetoj, dua ta jetoj me ty përgjithmonë. Kjo ditëlindje është magjike për ne. 33 vite jetë, 33 vite buzëqeshje, shpresë, mirësi, besnikëri për këdo që ka qenë pranë teje.” shkruan këngëtarja.
Më tutje lë pak vend për të përmendur vogëlushen Ajka, që e ndryshoi tërësisht këtë ditëlindje të aktorit.
“Ky 33 vjetor të gjeti më të plotësuar se kurrë më parë, ashtu siç e kishe imagjinuar veten që në vogëli. E gjitha çka uroj për ty është shëndet, unë do përpiqem ta bëj jetën tënde sa më të qetë dhe të bukur, ashtu siç ti gëzon ditët tona. Të lutem qëndro me ne pak më shumë, me ne gocat që kur të kaloj dhe pak kohë, do zihemi se kush të ka dhe kush të do më shumë.”
Pas një historie shumëvjeçare, dyshja kurorëzoi dashurinë më 1 shtator të 2017- s, për të sjellë në jetë, në korrikun e këtij viti, vajzën e tyre të parë.