Ditën e djeshme, trajneri i kombëtares, Christian Panucci mbajti një konferencë para ndeshjes ndaj Uellsit në Elbasan Arena. Tekniku italian pranoi që ka gabuar, por nuk ka ndërmend të dorëzohet duke theksuar se kontrata e tj është e vlefshme deri në 2019- n.
Në bisedim e sipër, situata u tensionua mes tij dhe gazetarit Gjergji Stafa. Ky i fundit e pyet trajnerin se në përqindje, cili është fajtori më i madh dhe nëse do të ishte në vendin e Armand Dukës, ç’do bënte.
“Përqindjet i bëni ju si gazetarë. Për Dukën nuk di ç’të them. Nës Duka ka besim më mban, nëso jo më çon në shtëpi.”
Më tutje, debati nxehet dhe trajneri i thotë gazetarit ta shohë në sy kur flet.
“Tregohu profesionist dhe serioz, mos shiko telefonin. I paedukatë.” vazhdon Panucci.
“Gjithashtu” ia kthen Stafa.
"Unë jam i edukuar!"
“Edhe unë.,.”
Pas kësaj loje fjalësh, vjen pyetja e Ilda Bejlerit dhe Panucci përgjigjet duke thumbuar “atë profesorin atje” që mendon se jemi në Brazil. Gazetari ndërhyn për t’u kundërpërgjigjur dhe trajneri i thotë “ta qepë” sepse po flet vetë.