Festat e nëntorit janë në prag dhe me gjasa të gjithë kanë një plan në mendje se ku do ti kalojnë. Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës ka filluar gjithashtu përgatitjet për festën e flamurit. Dhe meqë jemi tek flamuri, ndalojmë këtu.
Pak orë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagram-it hodhi një ide të re që bashkon të gjithë shqiptarët me rastin e 28-29 nëntorit.
“Po sikur, secili prej nesh në lagjen, banesën apo punën e vet të vendoste një flamur për festat e nëntorit? Sa e bukur do dukej Tirana dhe e gjithë Shqipëria? Flamuri më i bukur në botë!” – shkruan ai foton ku një flamur kuq e zi valvitej në një dritare të kryeqytetit.
Të paktën, nga komentet e Instagram-it duket se njerëzit janë shumë entuziastë dhe e aprovojnë idenë, por ka vetëm një problem.
Duhet të biem të gjithë në një mendje dhe për shqiptarët kjo është paksa e vështirë!