KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Ndarja

Letër ty që më 'vodhe' të dashurin: Faleminderit!

18 Nëntor 2018

"Uroj të jeni të lumtur. Këtë nuk ta them sa për sy dhe faqe. Sinqerisht uroj të jeni të lumtur dhe uroj që dashuria jote t’i mjaftojë atij. Uroj që të të bëjë për të qeshur çdo mëngjes, aq shumë sa të tingëllojë si e shtirur. E di që kjo ska për të tingëlluar mirë, por ti je çdo  gjë unë nuk jam. Një perfeksion i vërtetë për të.

Kur unë dhe ai u ndamë, mamaja ime më tha se ai kurrë nuk kishte qenë vetvetja me mua, gjë që është e tmerrshme për t’u besuar. Tmerrohem kur mendoj që mund të kem ndenjur 3 vite me një njeri që nuk ka ekzistuar.

Por ajo paska patur të drejtë.

Ai dëshpërimisht kaloi tre vite duke u hequr si njeriu i përsosur për mua. Duke u hequr si ai njeri që nuk ishte. Ne patëm një lidhje të mirë. Por përsëri nuk ishim të duhurit për njëri- tjetrin. Një muaj para se të ndaheshim, ai shpërtheu në të qara dhe më tha se nuk dinte si të më bënte të lumtur. Zemra ime u thye, por kuptova se dhe unë ndihesha njësoj dhe në një pikë të tillë nuk mund të mbahet më një lidhje.

Në letra unë dhe ai ishim të përsosur. Ndanim të njëjtat vlera dhe parime. Kishim kaluar vite bashkë si miq përpara se të bëheshim të dashur. Çdo gjë e jona ishte e përsosur…në letra.

Ai mund t’i thotë vetes ç’të dojë për të fjetur rehat në darkë, por e vërteta është që ai më la mua për ty. Ai kurrë nuk ka për ta pranuar, por është e vërteta.

Unë nuk mendoj se e ke ti fajin. Ne kishim mbaruar punë përpara se të hyje ti.

Ai më deshi. Oh po, ai më deshi. Sepse njerëzit më tregonin se ai më donte dhe unë i besoja. Edhe unë e doja, por ne nuk ishim mjaftueshëm për njëri- tjetrin. Unë kam nevojë për dikë që të më japë forcë dhe të ngrihet për mua kur unë të jem e pafuqishme. Dikë që të mos arsyetojë për ne.

Njerëzit thonë se unë duhet të të urrej ty, por unë nuk mundem.

Më beso, kam kaluar mjaft kohë duke u përpjekur të të urrej. Miqtë e mi ndoshta të urrejnë, por unë jo. Mbase vetëm të kisha pak zili, sepse ti ishe e bukur dhe e gatshme të bëje çdo gjë për të qenë me të që kur ne u ndamë. Dhe vetëm pak pas ndarjes ti bëre çdo gjë për të konfirmuar në rrjete sociale që ishe me të, për të ma treguar mua.

Por përsëri nuk të urrej dot, urrejtja për ty nuk është në mua. Sepse ti më shpëtove nga një gabim i madh pikërisht kur kisha filluar të planifikoja të lidhja jetën me të.

Pra faleminderit që na ruajte nga një dashuri mediokre.

Kështu që kujdesu për zemrën e tij. Sado e lënduar që të jetë. Ai ishte çdo gjë për të cilën unë pata nevojë në një kohë të caktuar dhe tani është çdo gjë për të cilën ti ke nevojë.

Ai e meriton dashurinë tënde, atë dashuri të lehtë."

Përshtatur nga: toughtcatalog

MOS I HUMBISNI