Ditën e sotme Suada Sherifi u është përgjigjur në Instagram pyetjeve të ndjekësve të saj.
"Pse je bërë kaq shumë, ishe shumë e bukur natyrale. Sa keq që të kapi edhe ty kjo sëmundja e pasigurisë,” ka qenë pyetja e njërit prej ndjekësve.
“Unë bëj çfarë të dua për sa kohë që ndihem mirë me veten! Dhe shyqyr që na kanë ardhur këto kohë! S’do rri të bëj si nëna natyrë këtu. Por edhe ndonjë gjë të madhe nuk kam bërë sepse nuk kam patur nevojë. Por as nuk jam penduar për çfarë kam bërë.”
Me pak fjalë ish- missi nuk e ka problem të tregohet e hapur kur vjen puna tek ndërhyrjet që e bëjnë të ndihet më mirë. Pse ta ketë fundja?!