Ndonjëherë është e vështirë të gjesh qoftë edhe një antidjersë të mirë në morinë e produkteve që sot na ofrohen në raftet e dyqaneve. Ndaj po ju bëjmë një guidë, me ndihmën e të cilës të mund të zgjidhni antidjersën më të mirë dhe të padëmshme për lëkurën tuaj.
Deodorant apo antiperspirant
Dallimi mes këtyre produkteve qëndron në punën që bëjnë. Një deodorant eliminon bakteret që shkaktojnë erën e pakëndshmë të djersës ndërsa një antiperspirant bllokon gjëndrat e djersës.
Pse deodorant
Nëse nuk djersini shumë atëherë ju këshillojmë të përdorni deodorant për të shmangur aromën e pakëndshme.
Pse antirespirant
Për të ndaluar çlirimin e djersës. Zakonisht antirespirantët vijnë në formë “roll- on”dhe lënë njolla në rroba.
Efektet
Që të dy kanë efektet e tyre të dëmshme. E vetmja gjë që ju mund të bëni është të lexoni përbërësit dhe të zgjidhni një produkt që nuk ka përqindje plumbi apo alkooli.
Marka
Përpiquni të mos tërhiqeni nga marka apo aroma. Kjo e fundit si në rastin e parfumeve rri mirë në lëkura specifike.
Aroma
Nëse një parfum uniseks mund të përdoret si nga meshkujt dhe nga femrat me një deodorant nuk duhet të ndodhë e njëjta gjë. Niveli dhe karakteri i faunës bakteriale nuk është i njëtë për të dyja gjinitë.
Ndërrojeni
Vjen një moment në të cilin pas përdorimit për një kohë të gjatë bakteret fitojnë imunitet kundrejt deodorantit. Kur të vini re se ky i fundit nuk po ju bën më punë ka ardhur koha ta ndërroni.
Këshillohuni
Dematologu mund t’ju përcaktojë tamam atë që ju duhet. Ndaj mos hezitoni të lini një takim me të.
Bëjeni vetë
Një antidjersë mund ta bëni edhe vetë, mjafton të gjeni një recetë që ju përshtatet dhe ta provoni.
Provoni
Pa provuar nuk do të arrini dot të përcaktoni të duhurin. Kështu që provoni deri sa të gjeni rehat.