Prej mbrëmjes së djeshme, po qarkullon me shpejtësi lajmi se hoxha Bedri Lika nga Shkupi “ka shokuar” me deklaratën e tij në lidhje me gratë. Në një video të postuar nga “Gazeta Exspress”, ku nuk bëhet e ditur data e ligjëratës, ai dëgjohet të thotë se “gruaja është e dobët”.
“Gruaja është e dobët. Gruaja është e dobët në krye [kokë]. Kështu ka thënë pejgameri. Janë me të meta në të menduar.”
Përpos komenteve negative në lidhje me deklaratën e hoxhës, e cila është ende e paqartë për aq kohë sa është e shkëputur, disa njerëz shkruajnë se “portalet kanë përdorur vetëm një pjesë të ligjëratës, të shkëputur nga konteksti.”
Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, hoxhë Bedri Lika shkruan si në vijim:
Artikulli mbetet në përditësim*