KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Art & Libra

Ndahen çmimet e Panairit të Librit – ‘Tirana 2018’

18 Nëntor 2018

Për rreth 3 muaj, juria e Panairit të Librit “Tirana 2018” analizoi gati 130 vepra, gjysma e të cilave ishin të autorëve shqiptarë. Juria përbëhej nga 5 anëtarë: Lili Sula – kryetare e jurisë dhe pedagoge në Departamentin e Letërsisë; Ledia Dushi – përkthyese; Arta Marku –  gazetare e kulturës; Agim Baçi – kritik letrar; Rudi Erebara – shkrimtar.

“Çmimi i karrierës” shkoi për shkrimtarin dhe publicistin Kim Mehmeti referuar stilit origjinal në krijimin e polifonisë artistike, karakteristikë kjo për romanin “Pusi” dhe gjithë krijimtarinë e tij letrare.

Nga e majta në të djathtë, sipër: Lili Sula dhe Kim Mehmeti

Autori i ri Brajan Sukaj u vlerësua me çmimin “Krijimtaria origjinale më e mirë e vitit”. Arsyeja kryesore që e bëri romanin e tij “Ciklopi” të triumfonte mbi të tjerët ishte ndjeshmëria e thellë njerëzore e përcjellë përmes një ligjërimi real dhe fantastik.

Shkrimtari i ri Brajan Sukaj

Për shqipërimin dhe gërshetimin mjeshtëror të identiteti gjuhësor artistik iu dha çmimi “Përkthimi më i mirë” Donika Omarit. Ajo përktheu romanin “Nga ana e princeshës së vdekur” të shkrimtares Kenizé Mourad. Një tjetër çmim u dha nga Ambasada Franceze mbi përkthimet nga frëngjishtja, çmim ky që shkoi për Ilia Lëngun, i cili shqipëroi “Të drejtët” nga Kamy.

Donika Omari duke tërhequr çmimin

Nisur nga origjinaliteti në kërkimin dhe përshkrimin e ndjenjave njerëzore, dy çmime inkurajuese shkuan për Iva Nikollin – “Vetëm për ty” dhe Flogerta Krypin – “Gjithçka rreth asgjësë”. Flogerta gjeti mundësinë që gjatë ndarjes së çmimeve të “revoltohej” kundër situatës së librave në vend, por për këtë do të flasim në një tjetër artikull.

MOS I HUMBISNI