Difuzori është mënyra më e thjeshtë dhe ndoshta më e shpejtë për t’i bërë flokët kaçurrela, por efekti i tij është i çrregullt dhe aspak natyral. Ndaj po ju tregomë 4 hapa të thjeshtë me ndihmën e të cilëve mund të krijoni kaçurrela perfekte dhe natyrale në 10 minuta.
Hapi 1
Kur të dilni nga dushi në vend të peshqirit, për të mbështjellë flokët përdorni një bluzë pambuku. Ajo do të reduktojë ujin duke i lënë përsëri flokët mjaftueshëm të lagur sa për të mos u djegur gjatë tharjes.
Hapi 2
Ndani flokët në seksione të vogla dhe rrotulloni me gisht secilin nga këto seksione. Do të vini re që flokët do të marrin formën e tubave të vegjël.
Hapi 3
Më pas vendosni në punë difuzorin dhe aplikojeni duke u kujdesur që tubat që krijuat më lart të mos prishen.
Hapi 4
Kur të jeni drejt përfundimit ulni nxehtësinë e tharëses që të mos digjni flokët.
Nuk keni nevojë as t’i shkundni dhe as të përdorni produkte për fiksimin e flokëve. Kaçurrelat do të qëndrojnë të rregullt dhe të mëndafshtë deri në larjen tjetër.