Si t’ja bëj? I dashuri im është shumë po shumë xheloz

 Read in English

Xhelozia në një lidhje ndonjeherë mund të duket e bukur, deri në momentin që kalon caqet dhe bëhet mbytëse. Po si t’ja bësh nëse ke një partner shumë xheloz të cilin e do?

Fol

via GIPHY

Përpiqu të flasësh me të për gjërat që e shqetësojnë dhe e bëjnë të ndihet i pasigurt në lidhje me ty. Mbase mund të jetë diçka e vogël dhe lehtësisht e zgjidhshme që mund të ndryshojë këtë qëndrim të tijin.

Bëj kujdes

Mbrojtja më e mirë jo gjithmonë është sulmi! Kështu që përpiqu të mos reagosh keq apo t’i kundërvihesh shfaqjeve të tij të xhelozisë, nëse nuk dëshiron t’i bësh më keq gjërat.

Shfaq dashurinë

Mbase ai ndihet i pasigurt sepse nuk është në dijeni të asaj që ti ndjen për të. Përpiqu sa më shumë të mundesh t’i tregosh se e do dhe se asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë.

Bëni terapi

Nëse nuk mundeni të zgjidhni diçka bashkë, drejtohuni te një psikolog për të marrë një terapi të specializuar.

Durim

Nëse xhelozia e tij është problemi i vetëm në lidhjen tuaj, atëherë bëj durim dhe ndërkohë përpiqu ta zhdukësh.

Merr përgjegjësitë

Në të njejtën kohë përpiqu të analizosh çfarë nuk shkon me ty. Mbase është nje sjellje e jotja që provokon ndjenjën e xhelozisë tek ai. Modero atë sjellje dhe vetëm kaq.

Artikuj të ngjashëm