Gjoks apo këmbë? Ky model fustani zgjidh dilemën shekullore!

 Read in English

Thuhet se ligjin e kompesimit duhet ta përdorim në çdo aspekt të jetës. Madje, edhe kur vendosim se çfarë do veshim. Nëse këtë të premte mbrëma po mendoni për një dekolte të hapur, me siguri do të vishni një fustan të gjatë.

Ose e kundërta, keni vendosur që gjithë vëmendjen ta marrin këmbët, një fustan i shkurtër, por i mbyllur para është zgjidhja.

Por kush tha që s’mund t’i shfaqim të dyja pa u dukur fare vulgare? Duke qenë se jemi edhe në prag festash, ju themi se fustani i preferuar i viteve ’80-të është rikthyer.

Mëngë të fryra! Shumë të fryra!

Një fustan i tillë, takat më të larta që keni dhe një buzëkuq që ju identifikon me kilometra larg.

Ah, dhe mos harroni të bëni një foto para se nata të bëhet shumë e zhurmshme.

Artikuj të ngjashëm