Pse nuk duhet t’ja kontrolloni kurrë partnerit telefonin

 Read in English

Ai ngrihet nga tavolina në të cilën ju po darkoni me miqtë për t’u përgjigjur në telefon dhe ti e sheh shtrembër. Pas disa minutash kthehet dhe ti përfiton nga çasti në të cilin ai nuk e ka mendjen për të parë telefonin e tij. Ti ke fjalëkalimin e telefonit të tij dhe të rrjeteve sociale sepse jeni çift dhe kjo të duket normale, por në fakt a është vërtet normale kjo?

Mesa duket jo dhe për t’jua mbushur menjen po ju listojmë 4 arsye të thjeshta.

Besimi

Kontrolli i telefonit apo i rrjeteve sociale të partnerit është kokë e këmbë shfaqje mosbesimi nga ana jote. Një lidhje e shëndetshme është e ndërtuar mbi besim dhe nëse ky i fundit nuk ekziston në gjëra kaq të vogla duhet të shqetësohesh.

E ardhmja

Nëse je në një lidhje të konsoliduar dhe ende shfaq mosbesim nuk je duke bërë asgjë tjetër veçse duke e kthyer pas ecurinë e marrëdhënies.

Figura 

Mendo pak ç’figurë të shëmtuar ke bërë përpara partnerit duke i kontrolluar atij telefonin. Vetëm mendo pak si do të ndiheshe po të ta bënte ai ty diçka të tillë.

Nuk zgjidh asgjë

Në fund të ditës kontrolli në një lidhje nuk zgjidh asgjë. Nëse ai dëshiron të të gënjejë, ka për të gjetur një mënyrë më të sofistikuar dhe më të dhimbshme për ta bërë.

Artikuj të ngjashëm