Kur sheh dukeshën Meghan Markle apo kunatën e saj Kate Middleton një ndër gjërat e para që të bie në sy është feminiliteti i tyre. Sigurisht, sepse janë nuse në një familje mbretërore, por kjo nuk do të thotë se zonjat nuk kanë “zakonet e tyre të errëta” aspak të hijshme për pozitën që mbajnë.
Në vitin 2016 Mehgan, ndante me ndjekësit në blogun e saj “zakonet e këqija” dhe kërkonte nga vetja ndryshimin e tyre. Në atë kohë dukesha i kishte shkruar këto zakone në formën e një liste porosish, që shpresonte ta zbatonte në vitin e ardhshëm.
“Vrapo në një maratonë. Ndalo së ngrëni thonjtë. Mjaft shave me fjalë të pista. Rimëso frëngjisht. Të mësipërmet bëjnë pjesë në listën time të gjërave që i kërkoj vetes çdo vit. Maratona nuk ka ndodhur ende. Ndërsa betimi më vjen natyrshëm vetëm pasi kam kthyer disa gota.”
Mbase në atë kohë Meghan nuk ja kishte idenë fare se do të bëhej dukeshë, se jeta e saj do të ndryshonte rrënjësisht dhe zakonet e mësipërme do zhdukeshin si me magji. E megjithatë dukesha ka treguar para pak kohësh se akoma vazhdon t’i hajë thonjtë kur ndodhet në avion dhe ka turbulenca.
Disa gjëra mbase nuk ndryshojnë kurrë e dashur Meghan!