Nëse ke qëndruar në Instagram këto kohë qoftë edhe për pesë minuta duhet të ta ketë zënë syri ndonjë video në të cilën një vajzë heq grimin nga fytyra e saj. Dhe me grim nuk e kemi fjalën vetëm për fondatinën, rimelin apo buzëkuqin por për pjesë kryesisht nga hunda apo mollëzat.
Së fundmi po qarkullon një lloj trendi në të cilin vajzat rregullojnë tiparet e tyre të fytyrës duke përdorur dyll. Ato përdorin dyllin për të rimodeluar hundën apo mollëzat e tyre. Ky trend në fillim u bë shumë popullon në Azi ndërsa tani po përhapet edhe në Amerikë.
Sigurisht kjo teknikë make up- i është përdorur edhe më parë për aktorët e filmave, kryesisht për të krijuar pamjen e alienëve apo shpërfytyrimet.
Duhet thënë se ky lloj grimi nuk është i dëmshëm, Por gjithësesi nuk mund të përdoret për asgjë tjetër veçse për të shkrepur foto dhe video pasi nuk është thuajse aspak rezistent.