Për një arsye të thjeshtë kjo linjë çantash është fantastike

 Read in English

Kujt do t’i shkonte mendja të krijonte një çantë fuksionale nga një top basketbolli? Mesa duuket kjo ide gjeniale i erdhi artistes Andrea Bergart nga New York- u dhe kaq iu  desh kësaj vajze që të ndërtonte markën e saj.

“U rrita duke luajtur sporte. Tashmë luaj në një skuadër basketbolli të quajtur “Downtown Girls”. Gjithmonë kam mbajtur një top basketbolli me vete dhe mendova se do të ishte fantastike që të bëja të mundur që edhe njerëzit të mbanin diçka të tillë në një formë më të moderuar. Kështu që vendosa të prisja një top në gjysmë dhe të zbuloja çfarë kishte brenda. Pash se me të mund të krijoje çanta, kuleta të të gjitha formave  mjafton që të kishe pak fantazi. Unë kaq bëra.”

Tashmë Andrea ka një markë në emrin e saj dhe një dyqan oline në të cilin shet krijimet. Në dyqanin në fjalë sot mund të gjesh modele nga më të ndryshmet, që nuk janë të prodhuara vetëm nga topat e basketbollit.

Çmimet e këtyre produkteve variojnë nga 300 dollarë për kuletat dhe klutch-et e deri në 1000 dollarë për çantat e mëdha dhe artikujt e personalizuar.

Artikuj të ngjashëm