KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Mos vallë aktori pranoi publikisht romancën me këngëtaren?

14 Nëntor 2018

Nëse ju ka shpëtuar pa lexuar, Channing Tatum po jeton një romancë me këngëtaren Jessie J. Për herë të parë dyshja u pa në  një klub golfi, por gjërat duket se po bëhen edhe më serioze.

Ylli i filmave, i cili i dha fund martesës 9-vjeçare me Jenna Dewan në prill të këtij viti, bëri dedikimin më të ëmbël për të dashurën e re në Instagram.

“Kjo grua sapo zbrazi gjithë zemrën e saj në skenë. Kushdo ishte atje është dëshmitar i diçkaje speciale. Wow!”- shkruan ai.

Epo nëse deklaratat nisin që tani, e sigurt që në muajt në vazhdim ka edhe më. Burime pranë tyre thonë se dyshja janë bashkë që prej tetorit dhe njerëzit duan t’i shohin bashkë!

MOS I HUMBISNI