KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Martesa

Burrat i stresojnë gratë më shumë se fëmijët dhe arsyet janë goxha serioze

13 Nëntor 2018

Gratë e martuara kalojnë më shumë stres se ato që janë single. Kanë kaq shumë gjëra që duhet të bëjnë: punën, prindërimin dhe një martesë për të mbajtur në këmbë. Dhe kush kontribuon më shumë tek stresi i tyre?

Sipas shkencës, burri! Bazuar në një studim të bërë së fundmi 46% e grave thonë se burrat i stresojnë ato më shumë se fëmijët dhe kjo nuk ka të bëjë fare me abuzimin apo tradhtinë.

Pse janë ata shkaku kryesor i stresit, i mësoni më poshtë!

1. Një burrë sillet si një fëmijë edhe më keq!

Ata besojnë se janë të vegjël deri në moshën 43 vjeçare. Këtë besoj, e keni vënë re edhe nga ndërveprimi që kanë me të vegjëlit.  Një 7 vjeçar patjetër që do të sillet si një 7-vjeçar, por një 35-vjeçar që sillet si 7 është stres më vete.

2. Punët e shtëpisë që bën një grua bëhen të papërballueshme.

Studimet kanë treguar se 1 në 5 nëna nuk ndihmohet nga bashkëshorti i saj dhe kjo padyshim shkakton stres. Gratë kalojnë më shumë kohë duke bërë punë shtëpie, e ndërsa burrat duke u relaksuar.

3. Zakonisht gratë ndihen fajtore dhe kanë mungesë kohe të lirë.

Aq më tepër nëse ato punojnë me kohë të plotë. Pas pune, duhet t’i kushtojnë rëndësi çdo pjesëtari të familjes dhe në të njëjtën kohë të merren me punë shtëpie.  Ato tentojnë të bëjnë çdo gjë brenda 24 orëve dhe kur  diçka shkon keq, ndihen fajtore. Kjo ndjenjë i shkakton edhe më shumë stres. Zgjedhja e vetme është të ndani përgjegjësitë me të! Janë 2 të rritur, jo vetëm një grua.

Kujtoni se kur diskutoni bashkë probleme, merrni vendime dhe mbani përgjegjësi për to, bashkoheni edhe më shumë dhe gjërat shkojnë më mirë. Shpërndarja e mirë e detyrave, bën një familje të shëndetshme!

MOS I HUMBISNI