Nga netët e spektaklit të “Kënga Magjike” na ndajnë pothuajse 1 muaj, por përgatitjet padyshim që kanë nisur që herët.
Ndryshe nga herët e tjera, ky vit përkon gjithashtu me 20-vjetorin e “Kënga Magjike”, rast i cili bën që surprizat , përveç kënaqësisë ta bëjnë edhe nostalgjik publikun.
Pak orë më parë, Ardit Gjebrea postoi në Instastory-in e tij një video të shkurtër ku shfaqej bashkë me kolegët miq të tij, Alfred Kaçinarin dhe Pirro Çakon.
“Bashkë për 20 vjetor!”- shkruan Arditi në videon ku tre emrat e mëdhenj të muzikës shqiptare ndodhen në studio. Pyetja e parë që na vjen ndërmend është nëse do të ketë ndonjë bashkëpunim surprizë? Apo mos vallë Gjebrea do të plotësojë dëshirën e publikut dhe do të rikthehet në skenën magjike, si këngëtar?
Në fakt, bazuar në çfarë postoi pak ditë më parë në Instagram-in e tij, edhe mundet! Sidoqoftë, nëse në një studio të vetme ndodhen Alfred Kaçinari, Pirro Çako dhe Ardit Gjebrea, s’mund të pritet asgjë tjetër përveçse ndonjë surprize të bukur!