KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Red Carpet

U nevojitën plot 250 orë pune për të realizuar këtë fustan të magjishëm Dior

13 Nëntor 2018

Natalie Portman veshi një fustan të frymëzuar nga balerinat nga Dior në tapetin e kuq të premierës së “Vox Lux” gjatë AFI Fest në Hollywood.

Për herë të parë, fustani u shfaq në sfilatën Dior Couture vjeshtë/dimër 2018 në Paris.

Dizajni i tyltë në rozë pudër u qep në atelien në Paris të Dior.

U nevojitën plot 45 metra tyl.

Fustani u qep i gjithi me dorë nga katër rrobaqepëse.

Produkti final u përfundua pas 250 orësh punë.

Natalie Portman në AFI Fest.

Kurrizi i fustanit është i hapur në formë V-je.

MOS I HUMBISNI