Showbiz

Alyne i tregon botës Shqipërinë dhe kjo video s'mund të ishte më e bukur se kaq

Alyne i tregon botës Shqipërinë dhe kjo video s'mund të

Incidenti i ndodhur një javë më parë, tek “Xing me Ermalin”, duket se ka ndikuar aspak tek dashuria e Alyne-s për vendin tonë. Ditën e djeshme, pjesë të blogg-ut të saj, ka bërë një  video dedikuar Shqipërisë, të cilën e ka quajtur “Perla e Europës”.

Alyne i tregon botës Shqipërinë dhe kjo video s'mund të

“Sot dua t’ju flas për vendin tim të preferuar. Ky vend është kaq i bukur sa nëse mendoni që e keni një vend të preferuar, do t’ju thoja të mendoheshit sërish. Vendi im i ri i preferuar është ai që do ta duan të gjithë dhe askush s’do ta presë. Emri i këtij shteti? S’ka rëndësi fare, por unë do t’ju them çfarë ndodh brenda tij.”-kështu e nis Alyne videon rreth Shqipërisë dhe siç mund ta vini re, s’ka lënë pa përmendur asnjë nga detajet që karakterizon vendin tonë.

“Male të bukur, plazhe fantastikë, çmime të ulëta, ushqime të freskëta dhe njerëz mikpritës! Njëherë të të takojnë dhe nuk të lënë të paguash për asgjë.”- shprehet blogger-ja.

Përveç bukurive natyrore, Alyne është ndalur edhe tek shqiptarët, të cilët i quan aspak të mërzitshëm.

“Ata s’janë italianë, por flasin italisht. Në këtë vend, njerëzit janë krenar për trashëgiminë e tyre dhe duhet të jenë. Kanë malet e Zvicrës dhe plazhet e Greqisë dhe çmimet shqiptare!”

Në fund të videos, ajo u sugjeron miliona ndjekësve të saj të mos mendojnë për Francën apo Anglinë. Udhëtimin e radhës të vijnë në Shqipëri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

In my happy place with my happy person ???? #Al-BAE-nia ? ?: professional third wheel @projectnightfall #kanine #vlore #albania

A post shared by Alyne Tamir (@dearalyne) on

Kjo në fakt, nuk është hera e parë që Alyne dhe i dashuri i saj Nas shprehin pëlqimin e tyre ndaj vendit tonë. Në llogaritë përkatëse të Instagram-it, çifti ndan foto nga eksperienca në vendin tonë.

REELS

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

JLo i bashkohet trendit 😍

😔

Ëndrra ime është që të bëhem avokate 👩‍⚖️

Evapify është më shumë se një brand është simbol i energjisë rinore. Një stil jetese që përfaqëson lirinë, kreativitetin dhe vetëbesimin. Çdo moment me @evapify.albania është një përvojë që lidhet me ritmin e brezit të ri.

Do i blinit ma do mendja 😼

POV: Ka ndodhur një super dramë në punë dhe ti ishe i vetmi që dëgjove gjithë sherrin

Retinol Booster Serum – Jeclaire Rezultatet e fuqishme të retinolit, pa skuqje, pa tharje, pa irritim. 3 retinoide bimore + 0.3% Vit A për lëkurë më të lëmuar, më të ndritshme, më të fortë. Me acid hialuronik & vitamin complex – ushqen, rigjeneron, mbron. Përdor në darkë, SPF ditën. #Jeclaire #RetinolBooster #skinconfidence

😍😍😍😍😍

Alyne shows the world to Albania and this video could not be more beautiful than that

Alyne i tregon botës Shqipërinë dhe kjo video s'mund të