Një ndër pyetjet më të shpeshta në Facebook-un e Anabel – një komunitet që prej vitesh bazohet tek opinionet, shqetësimet dhe historitë shqiptare – është ajo mbi historitë e dashurisë që nisin përmes komunikimit virtual. A besojnë njerëzit tek këto dashuri? Nëse jo/po, pse?
Nisur nga pyetje të kësaj natyre, vendosëm të “flisnim” me ndjekësit tanë, të cilët ndanë histori të ndryshme, nga ato që nisën në Facebook dhe s’përfunduan aspak mirë e deri tek lidhjet që u kurorëzuan në martesë.
Shënim: Nëse fund, keni një sondazh ku mund të votoni!
Tema e “dashurisë në rrjete sociale” është sa e gjerë aq edhe e koklavitur. Siç mund t’i lexoni, raste të shumta janë ato që kanë në bazë tradhtinë, mashtrimin, gënjeshtrat dhe përfitimin.
Po ashtu nuk mungojnë as rastet ku bazuar në pasiguri të ndryshme, i refuzojnë të tilla marrëdhënie.
Megjithatë, edhe pse ndoshta nuk janë më bashkë, një pjesë e mirë e njerëzve vazhdojnë të kenë ndjenja për personat që i njohën në mënyrë virtuale, për persona që ndoshta nuk i kanë takuar dhe nuk do i takojnë kurrë.
Por, sigurisht që medalja ka edhe një tjetër anë. Përpos rasteve me tradhti dhe gënjeshtra, disa histori përfunduan në martesë dhe familje të lumtur dhe bazuar tek fjalët e një ndjekëse, “dashuria është e bukur dhe duhet ta pranojmë atë siç vjen, kur të vijë dhe ngado të vijë.”