Aktori i deklaroi luftë tapetit të kuq me këtë veshje të çmendur

 Read in English

Ezra Miller, i njohur për rolin e tij si The Flash në “Justice League”, bëri bujë në premierën e filmit të tij më të fundit, “Fantastic Beasts: The Crimes of Grindewald”. 26-vjeçari ka qenë gjithnjë kundër rregullave, por veshja e fundit në tapet të kuq ishte jashtë kësaj bote: një kostum/xhup kokë e këmbë i fryrë, perfekt për një natë të çmendur në një diskotekë elektronike berlineze.

Ezra jo vetëm që injoroi rregullat e tapetit të kuq, por i mori, i shkeli me këmbë, i ktheu në një instalacion dadaist dhe pastaj i vuri flakën. Kolegët e tij zgjodhën veshje tipike – dhe s’ka asgjë të keqe këtu, por veshja e Ezra Miller është gjëja më e veçantë që kemi parë në vite. Krijimi i përket shtëpisë së modës italiane Moncler Pierpaolo Piccioli.

Pse? Sepse tapeti i kuq, sado elegant apo rrëzëllitës të dukesh, të bën të përsërisësh veten. Ja një kostum, ndoshta një këmishë me lule nëse je me fat. Ezra nga ana tjetër guxoi aq shumë, sa hapi dyer të reja për të tjerë si ai.

Ndoshta nuk hyn në shijet tuaja. S’ka gjë, sidoqoftë meriton t’i heqësh kapelen thjesht për respekt. Kush ka kaq guxim sa Ezra Miller?

Burimi: Esquire

Artikuj të ngjashëm