E ka në gjak! Vajza e Beyonce- s është e talentuar si e ëma

 Read in English

Vajza e Beyonce dhe Jay Z, Blue Ivy është njësoj e talentuar në muzikë sa e ëma dhe kjo është e provuar nga gjyshja e saj.

Një një intervistë për Us Weekly, mamaja e Beyonce- s ka treguar se vogëlushja Blue Ivy është shumë e talentuar, por ende e pavendosur nëse dëshiron apo jo t’i futet muzikës.

“Por çfarëdo që të dojë të bëjë, ajo ka për ta bërë pasi është e talentuar në shumë fusha,” ka thënë Tina Larson Knowles.

6- vjeçarja Blue Ivy është më e madhja nga tre fëmijët e Beyonce dhe Jay Z. Ajo ka lindur pikërisht në kohën kur e ëma dhe i ati po shënonin kulmin e karrierës. Ndërsa sot është e pranishme në thuajse të gjithë koncertet e tyre.

Artikuj të ngjashëm