Truku që Kate dhe William përdorin për të shmangur fotografët është thjesht gjenial

 Read in English

Siç mund ta merrni me mend Dukesha Kate dhe Princi William janë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Por ata nuk dëshirojnë gjithmonë të fotografohen, madje përpiqen ta ruajnë me fanatizëm imazhin e tyre në dalje publike.

Sipas Vanity Fair, princi dhe e shoqja kanë të dy një truk gjenial për të shmangur fotografët. Ata përpiqen që gjatë kohës që po fotografohen në publik të mbajnë një shikim të shpërqëndruar duke mos u fiksuar kurrësesi në një pikë të vetme.

Kjo ja bën gjithnjë e më të vështirë punën paparacëve, që sado të mundohen nuk ja dalin dot të shkrepin një foto të saktë.

Sigurisht, e kundërta ndodh në raste specifike kur William dhe Kate janë të përgatitur për t’u fotografuar. Ata vendosin çerhen e tyre të mirë dhe i buzëqeshin kameras pa iu dridhur qerpiku.

Artikuj të ngjashëm