Dikush mori leje për të kryer një lindje në tarracën e pallatit

 Read in English

Zakonisht tarraca e një pallati është hapësira e përbashkët e disa banorëve, që duhet të bien dakord me njëri- tjetrin për ta përdorur për qëllime personale. Për këtë arsye, një burrë në Queensland në Australi vendosi t’i merte leje komshinjve që partnerja e tij të bënte një lindje natyrale në tarracën e pallatit ku jetonin. Ai shkroi një letër që më pas e hodhi derë më derë për të njohur komshinjtë me dëshirën e tij dhe të partneres.

“Të dashur komshinj të mirë,

Doja t’ju informoja se unë dhe partnerja ime  kemi vendosur të zëmë tarracën më datë 10 të këtij muaji, nga ora 1 e drekës deri në 10 të mbrëmjes për të kryer një lindje natyrale. Do të bëjmë më të mirën për të mos bërë zhurmë dhe sigurisht do të pastrojmë gjithçka vetë pasi të kemi mbaruar. Nëse keni ndonjë problem me këtë ju lutem më kontaktoni. Fleminderit paraprakisht.”

Por një banore e pallatit nuk ra dakort me këtë vendim të çiftit, ndaj kontaktoi administratorin për t’i thënë se tarraca nuk mund të përdorej për qëllime të tilla. Të njejtën gjë menduan edhe shumë banorë të tjerë, që e konsideruan dëshirën e çiftit si qesharake.

Si përfundim lindja në tarracën e pallatit nuk u krye dhe askush nuk mori vesh çfarë u bë më pas.

Artikuj të ngjashëm