Këshilla fantastike për drekën e fëmijëve në shkollë

 Read in English

Një pjesë e mirë e fëmijëve/adoleshentëve nuk e marrin drekën me vete në shkollë, por preferojnë të konsumojnë ushqime të shpejta (zgjedhje kjo e prindërve në disa raste). Nisur nga raste të tilla si skandali me ujin e ambalazhuar apo sigurinë ushqimore në treg, një pjesë e prindërve kanë vendosur që t’ua përgatisin vetë drekën fëmijëve.

Morëm shkas nga shumë mesazhe të mbërritura në Facebook-un e Anabel dhe vendosëm t’ju paraqesnim disa ide.

Vaktet e mëposhtme janë përgatitur nga dietologia Blerina Bombaj, çka do të thotë se janë të menduara mirë lidhur me kërkesat për kalcium dhe hekur.

E hënë:
-Supë me perime kremoze (bizele, karota dhe patate)
-150ml kos me 1 lugë rrush të thatë

E martë:
-Byrek me mish të grirë dhe qepë
-Pure karote me patate dhe 40gr gjize
-1 kivi

E mërkurë:
-Sallatë me lakër të bardhë, karotë dhe ullinj
-Makarona me mish vici (ragu), salcë domatesh & djathë të bardhë
-150ml kos
-1 mollë

E enjte:
-Krepa me miell integral, djathë, vezë, ton, sallatë jeshile dhe salcë kosi
-Gjellë me mashurka, karota dhe domate
-Krem qumështi me portokallë

E premte:
-Speca të kuq të pjekur, me djathë të bardhë
-Qofte thjerrëzash me salcë kosi dhe koper
-Kek me vaj ulliri dhe portokall

Burimi: Shëndeti.com

Artikuj të ngjashëm