Thuhet se nuk përballoi dot presionin, konkurrenti i ‘Hell’s Kitchen’ pret damarët

 Read in English

Një ngjarje e rëndë thuhet të ketë ndodhur gjatë emisionit “Hell’s Kitchen”. Sipas burimeve të Syri.net, një prej konkurrentëve nuk ka mundur dot të përballojë presionin e vazhdueshëm dhe ka tentuar të presë damarët.

Nga po të njëjtat burime, është bërë e ditur se emisioni është ndërprerë dhe Top Channel ka vënë në pikëpyetje nëse duhet të vazhdojë transmetimin në vijim ose jo. Sipas Syri.net, kanë qenë të afërmit e konkurrentit që kanë dhënë lajmin.

Anabel.al kontaktoi me Renato Mekollin, i cili u shpreh se “e kanë ekzgjarëruar kur thonë se programi nuk do të transmetohet. Emisioni do të vazhdojë të transmetohet siç ka ndodhur deri tani.” I pyetur nëse është e vërtetë që një prej konkurrentëve ka tentuar të presë damarët, pas një heshtjeje të shkurtër, Renato u përgjigj: “Do ta shihni në javët në vazhdim". 

Diçka nuk shkon këtu dhe ky artikull mbetet në përditësim për të tjera detaje.

Artikuj të ngjashëm