Të gjithë njohim të paktën një person që nuk e fut kurrë dorën në xhep. Mund të jetë shoqja, shoku, djali, vajza me të cilën po shoqërohemi së fundmi. Ne përfundojmë gjithmonë duke paguar faturën e plotë, ndërkohë që personi përballë gjithmonë del nga situata pa paguar asnjë qindarkë. Po si i bëhet hallit në një rast të tillë?
Provo të flasësh
Mbase nuk është mirë që t’i tregosh në mënyrë të drejtpërdrejtë atë që ti mendon, por provo t’i flasësh dhë pak nga pak t’i tregosh si duhet vepruar. Thuaji që pavarësisht marrëdhënies që keni, secili duhet të nxjerrë të paktën diçka nga kuleta e vet.
Përdor shakatë
Provo t’i thuash me shaka thelbin e mendimit tënd, por kujdesu që të mos thuash batuta shumë djegëse.
Lëre të flasë
Lëre të flasë për situatën financiare në të cilën ndodhet dhe më pas shpjegoi që as ti nuk i pret paratë me gërshërë.
Dhe nëse asgjë nuk funksionon...
Provo t’i thuash se herës tjetër do ta ketë radhën ai ose ajo për të paguar. Kështu do të vihet përpara përgjegjësisë, nëse të shmanget dhe nuk të fton më për të dalë dije se ke humbur dikë që po të zhvaste.