Një vit i ri është para, që do të thotë, një tjetër sezon dasmash gjithashtu. Nëse s’jeni shumë në sinkron me trendet e botës së nusërisë, ju ndihmojmë ne. Më poshtë janë modelet më të famshme të fustaneve të nuses për vitin që vjen. Zgjidhni të preferuarin tuaj!
Jaka e mbyllur, vjen nga efekti “Meghan Markle”, por e vërteta është se duket kaq elegant!
Një tjetër fustan mbretëror po aq i famshëm është ky model. Modern, chic, klasik, komod dhe çdo gjë tjetër gjendet tek ky fustan. E thjeshta është gjithnjë ekstra!
Mëngë të rëna me një punim dantelle të tillë, janë një vepër arti. Silueta juaj s’është dukur kurrë më bukur.
I thjeshtë dhe me shkëlqim!
Një fustan nuseje transparent s’mund të ishte më interesant se kaq!
Kominoshet e nuseve duken kështu.
Nëse gjithë vëmendjen e doni tek pjesa e shpatullave, e dini ç’të zgjidhni.