TV Mania

'Unë jam Tom Kuka': Gazetari i njohur fshihej pas autorit misterioz që çmendi shqiptarët

7 Nëntor 2018

'Unë jam Tom Kuka': Gazetari i njohur fshihej pas autorit

Pak ditë më parë, Anabel.al i dedikoi një shkrim veprave dhe historisë së autorit misterioz, Tom Kuka.

Shkrimi me titull “Kush është Tom Kuka” nuk zbuloi në fakt emrin e vërtetë të shkrimtarit, por  u ndal gjatë tek libri i tij i radhës, “Gurët e vetmisë”. Pas 2 vitesh misteri zbulohet se në fakt Tom Kuka është gazetari i njohur Enkel Demi.

'Unë jam Tom Kuka': Gazetari i njohur fshihej pas autorit

Në një intervistë të bërë ditën e djeshme në Opinion, Demi pranoi vetë se ishte ai që fshihej pas autorit  “Tom Kuka”. Ndonëse emri i Enkel Demit u zbulua që marsin e vitit të shkuar nga burime për Politiko.al, vetëm pak orë më parë  gazetari e pranoi vetë.

'Unë jam Tom Kuka': Gazetari i njohur fshihej pas autorit

Arsyen pse zgjodhi një emër fiktiv dhe jo të vetin, Demi e ka thënë edhe më parë.

“Dëshiroj që njerëzit ta lexojnë librin sepse e pëlqejnë , pa u nisur nga emri në media, politikë sipërmarrje a kudo.”

Pavarësisht kësaj, në parathëniet e librave të tij “Tom Kuka” i lë lexuesit të nënkuptojnë se është personazh publik.