Çdo ditë, bëhen me qindra spekulime rreth bebit mbretëror që pritet të vijë. Vajzë apo djalë? Si do të quhet? Njerëzit duan të dinë gjithçka rreth fëmijës që Meghan Markle pret.
Gjithsesi, nëse ka diçka të sigurtë është se mbretërori i ri do të rritet komplet ndryshe krahasuar me kushërinjtë e tij. Sipas Us Weekly, Meghan dhe Harry po planifikojnë që vogëlushi t’i mësojë që herët vlerat e një jete normale.
“Meghan do ta çojë në metro dhe do ta angazhojë me punë të ndryshme që herët. S’do të jetë fëmijë i përkëdhelur.”- janë shprehur burime pranë pallatit mbretëror.
Sido që të jetë, versioni jo i përkëdhelur i një mbretërori është sërish shumë larg nga jeta e një njeriu të zakonshëm, por gjithsesi mbetet deklaratë e besueshme. Vetë dukesha vjen nga një familje e thjeshtë, që jo vetëm ka paguar vetë universitetin, por ka punuar fort për të prekur Hollywood-in.