Pak orë më parë, Ardit Gjebrea i ngacmoi ndjekësit e tij në Instagram me një foto pas mikrofonit, me duar në fytyrë, i frustruar dhe i frymëzuar. “Ai momenti kur je në dimension tjetër,” shkruan ai dhe e shoqëron postimin me #përgjithmonë, #muzikë, #tekst, #studio dhe #emocione. Shenjat flasin për një projekt të ri, e të gjithë komentuesit shprehin vetëm mbështetje e padurim.
View this post on InstagramAi momenti kur je në dimension tjetër... #forever#music#lyrics#studio#emotions
“A sikur të vinte një album i ri,” shkruan dikush. “Na mungon muzika juaj,” “Ju i jepni vlerë muzikës shqiptare,” “Mall për krijimet tuaja,” shkruajnë të tjerë. Olta Boka i kërkoi Gjebreas “t’i kthejë buzëqeshjen artit shqiptar”, ndërsa Eraldo Rexho, e plot të tjerë në të njëjtën linjë mendimi me të, “mezi po e presin atë dimenson” të këngëtarit.
Për herë të fundit, Gjebrea u ngjit në skenën e shfaqjes së përjavshme të Aurela Gaçes, në qershor të këtij viti. Reagimi i publikut ishte ekzaltues. Daljet e këngëtarit në skenë janë gjithnjë e më të rralla dhe na mbetet thjesht ta shijojmë sa të mundemi kur ndodh.
View this post on Instagram
Projekti i fundit muzikor i Gjebreas, “Për ty”, është një bashkëpunim me të bijën, Anna. Kënga u performua për herë të parë në “Këngën Magjike”, dhjetorin e vjetshëm. Me shumë mundësi, edhe kënga që po e çon në një dimension tjetër do të debutojë në eventin e këtji viti. “Kënga Magjike” ka mjaftueshëm fuqi sa ta bëjë publikun për vete, por nëse performon Gjebrea, kjo fuqi dyfishohet.
Së fundi, dëgjuesit shqiptarë janë gjithnjë e më të dhënë ndaj muzikës së lehtë. Albumi “3” i Elvana Gjatës, në shkurt të këtij viti bëri bujë pikërisht sepse ishte muzikë e lehtë dhe mbi të gjitha shqip. Koncerti recital i Alban Skënderajt mbushi Pallatin e Kongreseve për tre netë rresht. Shpat Deda u nis në turne të suksesshëm në dhjetëra qytete shqiptare. Pas Mentor Hazirit, edhe Anxhela Peristeri do të mbajë një koncert recital në Tiranë. Publiku shqiptar kërkon muzikë të mirë. Është momenti të marrë ç'meriton.