KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Letra e ditës

Historitë tuaja: Pasi humba fëmijën, ish-e dashura e tij më bëri surprizën më të hidhur

6 Nëntor 2018

Interneti, të paktën versioni më i prekshëm, është kthyer në një shpatull të ngrohtë elektronike, por që e bën punën njësoj. Çdo ditë, me qindra njerëz na shkruajnë për një mendim të dytë a të dyzetë. Në ndihmë të atyre që kanë nevojë për përvojën kolektive të qindra mijëra lexuesve të Anabel, menduam t’i postojmë letrat tuaja në formën e artikujve. Në këtë mënyrë, edhe ju i gjeni më lehtë kur të gjendeni në të njëjtën vështirësi ndonjë ditë. Faleminderit që na shkruani e faleminderit që na lexoni.

“Dua të ndaj diçka me ju për të treguar sa po degradojnë njerëzit.

Jam më shumë se një vit në një lidhje me një djalë. Është një histori shumë e bukur, me shumë sakrifica pasi në kohën kur u njohëm, unë po luftoja për të mbijetuar nga një sëmundje shumë e rëndë. Ai sapo kish mbyllur një histori dashurie nga e cila ishte lënduar dhe zhgënjyer.

Me pak fjalë, ne të dy e ndihmuam njëri-tjetrin. Ai më qëndroi pranë, u bë forca ime që unë t’ja dilja, ndërsa unë u bëra motiv që ai të harronte të shkuarën. E kështu ndodhi.

U dashuruam dhe të dy bëjmë gjithçka për njëri-tjetrin. Por, problemi është ish-e dashuria e tij, që nuk po na lë të qetë. Bën skena kudo që shikon atë. Hap adresa fallco në Facebook e në Instagram me fotot që kanë patur bashkë dikur.

Do thoni ju ok, por nuk mbaron me kaq. Arrin në ekstreme për të prishur lumturinë tonë. Mundohet të përdorë hiret e saj, sepse mendon se ajo është një femër që nuk mund të harrohet kurrë.  Sipas saj, unë jam thjesht për të xhelozuar atë.

Më ndodhi një fatkeqësi para disa kohësh. Prisja një fëmijë dhe për fat të keq e humba në muajin e katërt. Ishte një përjetim shumë i fortë dhe doja të rrija vetëm. Më vjen një buqetë me lule me pusullë: “Uroj të mos bëheni kurrë prindër.”

Partneri im u përpoq ta zgjidhte në disa mënyra. Madje mendonte edhe të përdorte dhunën, por nuk ia lejoja kurrsesi. Nuk doja probleme për faj të saj.

Nuk e kuptoj. Kur dikë e gënjeje, e mashtroje, nuk tregoheshe e sinqertë ndërkohë që ai jepte jetën për ty, pse e kërkon sot? Ndenjat ndryshojnë, mos prit që të gjesh sërish të njëjtin naiv.

Nuk dua ta ofendoj se mbi të gjitha është grua si unë, por dua të them që të gjitha ju që ndonjëherë e humbni logjikën, mos lëndoni njerëz që s’kanë lidhje me ju. Dhe aq më tepër, mos e mallkoni që të mos bëhet nënë kurrë.” – anonime

Tjetër letër që mund të lexoni: “Babai i vajzës që dua është gati të hyjë në hasmëri nëse i afrohem të bijës”.

MOS I HUMBISNI