Gjatë karrierës 30-vjeçare, Julia Roberts ka provuar pothuajse çdo ngjyrë flokësh duke i bërë të gjitha të duken perfekte. Flokët e kuqe tek “Pretty Women” u dukën sikur ishin bërë posaçerisht për të, pastaj për vite me radhë u bë brune derisa u kthye sërish tek flokët bjond.
Gjithsesi, shijet e Roberts kanë ndryshuar. Këtë javë, ylli i Hollywood-it është parë me flokë rozë. E ftuar tek Jimmy Kimmel, ajo u shfaq e gjitha në rozë. Flokët rozë të bërë gërshet, aktorja i kishte kombinuar me një kostum në ngjyrë pastel dhe dukej një mrekulli.
Në fakt, look-u i ri duket se ishte thjesht një rezultat i natës së Halloween-it.
“Isha një flamingo atë natë!”- tha ajo e cila sqaroi se priste që ngjyra t’i dilte shpejt dhe flokët rozë ishin një surprizë për të.
Në fakt, aq bukur dhe ndryshe duket sa të gjithë mendojnë se ylli i filmave duhet të rrijë gjatë me flokët ngjyrë rozë!