KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Martesa

Pse gruaja është më e rëndësishme se fëmijët për mua

5 Nëntor 2018

Unë dhe ime shoqe kalojmë shumë kohë me fëmijët, por kurrë 24/7. I duam ata dhe luajnë një rol shumë të rëndësishëm në jetën tonë, por unë dhe ajo kujdesemi shumë për marrëdhënien tonë. Ka disa arsye pse për mua është më e rëndësishme ajo se sa fëmijët.

Një martesë e shëndetshme është bërthama e shtëpisë.

Fëmijët nuk janë guri që vendos themelin e familjes. Ata janë një pjesë e rëndësishme e saj, por s’e mbajnë dot strukturën kaotike që quhet familje. Pjesa më e rëndësishme e familjes je ti dhe gruaja/burri yt. Jeni ju që keni gjithë përgjegjësitë. Fëmijët zgjedhin rrugën, bazuar në shembullin tuaj.

Para atyre, ishim ne.

Para se të ekzistonin ata,ishim ne të dy. Ne ramë në dashuri, lamë mësimin bashkë, flisnim në telefon gjithë natën dhe pastaj vendosëm të jetonim përgjithmonë bashkë. Jemi ende në fillim të rrugës. Nisëm këtë gjë që quhet familje. Pastaj janë fëmijët tonë të bukur, jemi të lumtur që i kemi ata, por martesa jonë është e shenjtë. Dhe ne duhet të bëjmë gjithçka ta mbrojmë atë.

Pas tyre, do të jemi sërish ne.

Asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Do të vijë një ditë kur fëmijët do të rriten dhe do të ikin prej nesh. Nuk e di për ty, por në shtëpinë time nuk ka vend për një 30-vjeçar. Kur të kenë familjen dhe të rrisin fëmijët e tyre, do të doja që lidhja ime me ty të mbetej aq e fortë dhe intime si në fillimet e hershme. Për këtë, duhet të punojmë që tani!

Duhet të japim një shembull për të ardhmen

Siç e thashë dhe më parë, fëmijët shohin dhe mësojnë nga ne. E them shpesh: “Ne rrisim të rritur, jo fëmijë!” Dua që fëmija im të ketë një sjellje normale në dashuri dhe familje. Prandaj, martesa jonë duhet të jetë shembull. Këtë nënkuptoj kur them që gruaja vjen para fëmijëve. Në fund të ditës, të gjithë jemi të tensionuar dhe të lodhur.

Fëmijët sigurisht kanë nevojë për ty dhe duhet të kujdesesh për ta, por pas lidhjes tënde. Kur fëmijët shohin prindërit që e duan njëri tjetrin, janë të sigurt për dashurinë tuaj ndaj jush. Më kryesorja është se do të rriten me besim në vete.  Dita jonë është çmendurisht e zënë. Ne kalojmë gjithë ditën me fëmijët, por 2 herë në muaj unë dal në takim me gruan.

*Shënim: Kjo letër është shkruar nga  blogger-i i quajtur Mike Berry dhe në fare pak kohë është bërë virale. Njerëzit janë frymëzuar duke thënë se pas kësaj, kanë ndryshuar edhe mendimin rreth martesës.

MOS I HUMBISNI