Këtë sezon mund të veshim përsëri kominoshe dhe nuk paska lumturi më të madhe

 Read in English

Në fakt nuk besojmë se ka lumturi më të madhe se sa një veshje që të bën të dukesh mirë dhe në të njejtën kohë të ndihesh rehat. Këtë herë po i referohemi kominosheve, si trendit që këtë sezon do të vazhdojë të bëjë namin.

Shtëpitë e njohura të modës kanë pasuruar koleksionet e tyre me kominoshe në gjithfarë ngjyrash dhe materialesh. Por sigurisht mbizotëron xhinsi si copa më e dashur për njerëzit që preferojnë rehatinë.

Po ju ftojmë t’i hidhni një sy këtyre modeleve dhe të frymëzoheni për blerjen e radhës.

Kështu pra, ju kërkojmë ndjesë nëse padashur ju nxitëm të vraponi në qendra tregtare për ta bërë rrogën tym që në fillim të muajit. Por, mendoni që një palë kominoshe mund të vishen kurdo dhe kudo, mjafton të tregoheni të kujdesshëm me kombinimin.

Konsiderojeni blerjen e tyre, një investim për garderobën tuaj!

Artikuj të ngjashëm