KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Shqipëria

Uji i ambalazhuar në Shqipëri është i ndotur me infeksione fekale

3 Nëntor 2018

Uji i ambalazhuar krijon idenë e sigurisë dhe cilësisëë, dhe prandaj shumë prej nesh e preferojnë në vend të ujit që vjen në shtëpitë tona me anë të ujësjellësit. Ideja e sigurisë dhe cilësisë ama, është thjesht aq. Një ide.

Top Channel dërgoi gjashtë kampione uji të ambalazhuar pranë Institutit të Shëndetit Publik për t’u bërë analizat mikrobiologjike dhe fiziko-kimike. Rezultatet nxorrën në pah se tre nga gjashtë kampionet ishin të prekur nga bakteret e.colli dhe enterococcus.

“Enterococcus është pjesë e familjes së entoerobaktereve, kurse e.colli është një bakter grandpozitiv dhe është pjesë e koliforneve fekale. Kemi prezencën e këtyre baktereve në tre mostrat e ardhura, që do të thotë se këto tre mostra janë të ndotura mikrobiologjikisht. Sipas standartit aktual shqiptar, norma është zero për 250 mln ujë të analizuar. Prania e këtyre mikroorganizamve për konsum human sjell sëmundje me origjinë hidrike,” tha për Top Channel Edjona Bici, specialiste pranë ISHP.

Gjithashtu, asnjë prej mostrave të dërguara për analizë nuk plotësonin standartin e fortësisë. Përqëndrimi i joneve të pehashit është brenda normave, ndërsa fortësia, pra sasia e mineraleve të tretshme të magnezit dhe kalciumit, është nën normën e lejuar.

MOS I HUMBISNI