Kënga më e fundit e NRG Band, ide e vjedhur?

 Read in English

Dy ditë më parë, NRG Band publikoi këngën më të fundit, “Ani more Nuse”, e cila nisur nga komentet pozitive është pëlqyer e pritur vërtet mirë.

Por disa orë më parë, reperja Nikka ka deklaruar në Instagram- in e saj se ideja është vjedhur nga vokalisti i grupit, Besnik Qaka.

“Edhe pak ditë vjen projekti im i radhës “Ani Mori Nuse” edhe pse këtë ide me kuptimin e plotë të fjalës ma ka VJEDHUR artisti në fjalë, Besnik Qaka, ku e ka lancuar projektin para pak ditëve, ama pak rëndësi ka kjo te unë se idenë mundesh të ma vjedhësh, por dhuntinë si unë e bëj artin s’mundesh ta kesh as ti e as kurrkush, se këtë e kam dhunti nga Zoti...”

Më poshtë vazhdon:

“Më vjen mirë që artistët me karrierë të gjatë në skenë po inspirohen nga idetë e mia që kam vetëm 1 vit karrierë. Kështu qe nga sot po i informoj artistët e Estradës Shqiptare qe i kam lëshuar në zbritje me ofertë idetë e mia artistike muzikore. Shumë shpejt keni për të parë edhe deshmite per të gjitha këto që thashë.... Versioni im vjen së shpejti”

Fill pas këtij postimi, ndjekësit e reperes e kanë etiketuar Besnik Qakën në komentet e tyre, por ende nuk ka një reagim nga ana e tij.

Artikuj të ngjashëm