Kur Armina të martohet, sigurisht që do t’i ftojë fëmijët e Shkëlzenit në dasmë!

 Read in English

14 tetor, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha u fejuan nën një ceremoni intime me familjarë dhe miq të afërt.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vip Screenshot (@vipscreen) on

Tani mund të flitet, me të drejtë, për martesë dhe fansat nuk ngurojnë të pyesin dhe të dinë sa më shumë rreth saj. Disa orë më parë, Mevlani ka publikuar pyetjen e një ndjekësi:

“Kur do martohesh a do i ftosh fëmijët e Zenit në dasmë?”

“Sigurisht. I dua vërtet.” është përgjigjur ajo.

Shkëlzeni është baba i dy fëmijëve nga martesa e mëparshme me ish- bashkëshorten, Sadijen. Në 2016- n, në një intervistë për revistën Living, Sadija foli rreth arsyes së divorcit, ku sqaroi se krisja në çift kishte nisur para se Shkëlzeni të njihej me Arminën.

“Që në fillim mundësitë kanë qenë kundër nesh. Kjo fillon që nga diferenca në moshë, te mospranimi i familjes, faktin që ishim rritur në vende të ndryshme, në mënyra të ndryshme dhe me mendësi të ndryshme.”

Gjithashtu shtoi se kriza mes tyre nisi në vitin 2007, kohë kur Shkëlzeni braktisi Suedinë për t’u rikthyer në Tiranë; ndërkohë që Arminën e njohu disa vite më vonë, në 2013-n.

Artikuj të ngjashëm