Pavarësisht frikës, Aurela e bën çdo vit ekon e gjirit: ‘Dua të shoh vajzat e mia të rriten'

 Read in English

Në muajin mbi ndërgjegjësimin për rëndësinë e diagnostifikimit të hershëm të kancerit të gjirit, Aurela Gaçe ka postuar disa orë më parë këtë foto në llogarinë e saj në Instagram, përbri së cilës shkruan:

“Sa herë vij për eko gjiri, është gjithmonë një frikë që më shoqëron. E bëj sepse duhet ta bëj, sidomos tani që kam një detyrë më të rëndësishme, të rris fëmijët që solla në jetë. E shtyj për disa javë, por mendjen e kam aty. Të pakten për 1 vit, tani mendja ime u çlirua nga mendimet që kaplojnë çdo grua.”

Më tutje artistja vazhdon:

“E dua veten por mbi të gjitha tani dua aq shumë të shoh vajzat e mia të rriten e une të jem pranë tyre... prandaj kontrollet e shëndetit i bëj rregullisht... Është më mirë ta luftojmë diçka nëse është aty, sesa të kemi frikë të dëgjojmë të vërtetën e të flemë me të... Zbulimi i hershëm na ndihmon t'ia këpusim kokën bishës së keqe.”

Për ta përfunduar me hashtag- et “#gra #vajza #motra #nëna #kanceriigjirit #mundtëluftohet”.

Ju kujtojmë se po ashtu, figura të rëndësishme publike në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë organizuan fushatën #BashkëJaDalim, ku çdokush la një mesazh përkatës.

“Njerëzit përreth teje mund të të mbështesin, por vetëm ti mund ta shpëtosh veten.” –
Juli Xhokaxhi

“Të lutem gjej pak kohë për me dasht veten!” – Ema Andrea

“E ke pyetur nënën tënde nëse është kontrolluar ndonjëherë për kancerin e gjirit?” –
Prancera Borakaj

Artikuj të ngjashëm