Nëse do të isha duke u dergjur në shtratin e vdekjes dhe do të më pyesin se çfarë do të dëshiroja të haja si vakt të fundit, ashtu e lodhur, do të përshpërisja me gjysmëzëri: “Një kek me karrotë, por të jetë keto-friendly”. E gjitha kjo për të thënë që ushqimet që ha më shijojnë vërtet.
Shumë më kërkuan të ndaja me ju çfarë konsumoj gjatë përditshmërisë sime, pasi lexuan eksperiencën me dietën ketogjene. E bëj me shumë kënaqësi ndarjen e eksperiencave me të tjerët, kështu që në vijim do t’ju tregoj çfarë ushqimet konsumoj gjatë dietës.
~Mëngjesi~
Nëse nuk kam kafe në shtëpi, dita anullohet dhe kthehem sërish në shtrat. Por, jam vajzë me angazhime, prandaj sigurohem të kem gjithnjë kafe. Dita fillon gjithmonë me një Bulletproof Coffe, siç njihet në “komunitetin” ketogjen. Lloji i kafesë nuk ka rëndësi, mjafton t’i shtoni një lugë gjelle vaj kokosi/gjalpë/vaj MCT. Yndyrnat e shëndetshme do t’ju bëjnë të filloni ditën plot energji.
Në vend të sheqerit mund të konsumoni erythrit, zëvendësues i sheqerit me 0 kalori, dhe në vend të qumshtit normal – që gjithsesi mund ta përdorni në sasi të vogla, më pak se 100 ml në ditë – qumësht bajameje ose kokosi.
~Dreka~
- 2 vezë të skuqura në gjalpë
- 4 feta proshutë
- ½ avokado
- 1 kokërr domateje
- 50 gr spinaq, të gatuar ose të pagatuar
- kripë nga Himalajet, limon, piper (sipas preferencës).
E vështirë për t’u besuar, por ky vakt më mban të ngropur deri në darkë. Nga kjo dietë kam mësuar të ha vetëm kur kam uri dhe jam e sigurt që kështu do të jetë edhe me ju, vetëm jini të duruar.
~Darka~ Hamburger, që shijon më shumë se versioni origjinal!
- 1 gjethe sallatë jeshile
- 2 feta proshutë
- qepë e grirë hollë
- domate
- 2 feta djathë të shkrirë
- mish
- majonezë, por sigurohuni të mos ketë sheqer në përbërje.
~Ushqime mes vakteve~
- arra
- fruta pylli me shllak (pa sheqer)
- kastravec dhe Philadelphia (si salcë)
Mos u shqetësoni për kaloritë kur filloni ditën. Do t’ju duhet pak kohë të mësoheni me këtë mënyrë të re të të ushqyerit dhe nuk do të keni nevojë për një stres më shumë në jetën tuaj. Me kalimin e kohës, eksperienca do t’ju ndihmojë të bëni zgjedhjet e duhura. Shijoni ushqimin dhe pamjen e re!
Ky artikull u shkrua nga Kristela Çoku, Beauty Blogger – 23 vjeç, themeluese e www.jepanouis.com.