Në një intervistë për "Panorama Plus", Fatma Methasani ka rrëfyer të tjera detaje nga lidhja e saj me Alfio Rrotanin. Moderatorja thekson se ai nuk e ka joshur me receta gatimi, përkundrazi.
“Jo me receta se unë nuk jam shumë llupëse. Ka tentuar me ushqime, me lule, me ëmbëlsira, me mesazhe dehëse, me dashuri, por në fund mendoj ia ka dalë me këmbënguljen e tij. Një Zot e di, si nuk u dorëzua!”
Ndonëse kishin rreth 2 vite të lidhur, askush nuk dinte gjë për marrëdhënien e tyre.
“Nuk mendoj që njerëzit përdorin strategji në çështje personale. Nuk ka qenë e qëllimshme as ta mbaja të fshehtë dhe as ta bëja publike. Thjesht ndodhën”, tregon ajo.
Në fund, si e përshkruan Fatma dashurinë e tyre? Shkurt: Një “Tommy dhe Jerry” me “happy ending”.