Si mund të maskohet Beyonce për Halloween?! (Pyetje është kjo) Si një tjetër diva, sigurisht. Siç mund ta shihni përmes postimeve në Instagram, ajo ka zgjedhur Toni Braxton.
“Dashuri dhe adhurim për një ndër legjendat e talentuara. Faleminderit për kërcimet e panumërta. Toni yt, bukuria dhe talenti i dhënë nga Zoti janë thesar. Të kam adhuruar gjithnjë. Gëzuar Halloween-in mbretër dhe mbretëresha," shkruan ajo në Instagram.
Beyonce ka zgjedhur të rikrijojë look-un e famshëm të këngës “Another Sad Love Song”, me të cilën Toni arriti të klasifikohej në vend të parë të Billboard 200 në Shtetet e Bashkuara duke shitur 10 milionë kopje në mbarë botën.
Përmes flokëve të shkurtër, grimit të ngjashëm dhe veshjes së njëjtë, Beyonce s’mund të maskohej më mirë se kaq.
Toni Braxton – këngëtarja, kompozitorja, pianistja, personaliteti televiziv dhe producentja amerikane – e nisi karrierën duke performuar me motrat e saj në një grup familjar të titulluar “The Braxtons”. Në pak kohë, ajo u kthye në një ndër artistet e preferuara të viteve ’90, këngët e së cilës dëgjoheshin anembanë botës, përfshirë këtu edhe vendin tonë.
Pas hiteve të pavdekshme si "Un-Break My Heart", "He Wasn't Man Enough", "Just Be a Man About It" etj, projekti i fundit, "Long As I Live", u lançua 7 muaj më parë.