Sezoni i festave filloi! Menjëherë pas Halloween-it dhe festave të nëntori, të gjithë nisin të mendojnë për dhjetorin e festave. Ndërkohë që blini dhurata ndaloni një sekondë dhe hidhini një sy thonjve tuaj. E meritojnë të rrijnë ashtu? Sigurisht që jo, sepse për festa duan vëmendje të veçantë.
Idetë ua japim ne!
1. Baza e thonjve ngjyrë jeshile, e ndërsa french-i floriri.
2. Thonj që shndërrisin. Baza e kuqe dhe yje të bardhë që i japin edhe më shumë jetë ditëve plot dritë.
3. Flokë dëbore minimalistë. Duart duken kaq elegantë!
4. Nëse jeni mes një ngjyre mat dhe asaj metalike, mos u mendoni më. Mund t'i bëni të dyja duke i kombinuar kështu!
5.Pema e Vitit të Ri në thonj s'është ide e keqe.
6. Modeli më festiv është padyshim ky! Xixa dhe e kuqje mbizotëruese!