KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Showbiz dhe TV

A është kjo sozia e Emina Cunmulaj?

29 Tetor 2018

Emina Cunmulaj ishte ylli në qendër të “Vip Club” të dielën e shkuar. Pasi rrëfeu në ç’orë zgjohet (herët), ç’plane kishte për atë fundjavë (Paris) dhe cili është dizajneri i preferuar (Jean-Paul Gaultier), iu përgjigj edhe pyetjes “a të kanë krahasuar ndonjëherë me një modele tjetër?”

Sigurisht që jo, sepse modelet duhet të jenë të gjitha unike në mënyrën e tyre. Eminën e kishin krahasuar me një soprano greke, me Maria Callas. Kureshtarë, kërkuam më tej për t’i vënë dhe ne re ngjashmëritë. A është Maria Callas sozia e Emina Cunmulaj, apo anasjelltas?

Maria Callas është ndër sopranot më të vlerësuara dhe më të rëndësishme të shekullit të 20. Kritikët lëvdonin teknikën e saj bel canto, zërin e fuqishëm dhe intepretimin dramatik. Callas u lind në New York dhe u rrit nga një nënë që donte dëshpërimisht një djalë. Fillesat e edukimit muzikor i mori në Greqi dhe e nisi karrierën e saj në Itali.

Nga kolazhet, vëmë re se Maria dhe Emina kanë buzë dhe hundë të ngjashme. Fytyra e Callas është më e rrumbullakët, ndërsa e Eminës më e gjatë. Kur i kanë flokët e mbledhura, aty ngjajnë më së shumti me njëra-tjetrën.

 

MOS I HUMBISNI