Metropolitan

Ç’thotë Era Rusi për ngjashmërinë mes këngës së saj dhe ‘Jolene’

Ç’thotë Era Rusi për ngjashmërinë mes

Kënga me të cilën Era Rusi merr pjesë në edicionin e këtij viti të “Këngës Magjike”, "Mos ma merr" ngjason shumë me “Jolene” nga Dolly Parton. Këtë ia vunë në dukje komentues të shumtë dhe Anabel.al në një shkrim të mëparshëm. Për qartësi, kontaktuam me menaxheren e Erës që shërbeu si përfaqësuesja e saj.

Në lidhje me komentin në Instagram që aludon të njëjtën gjë si të tjerët – që kënga ngjason së tepërmi me “Jolene”, ajo tha se e panë, por nuk e fshinë pasi s’kishin asnjë arsye për të vepruar kështu.

Ç’thotë Era Rusi për ngjashmërinë mes

“Nga ana e produksionit, pra muzikaliteti, nuk ka aspak lidhje me ‘Jolene’. Është tema e këngës ajo që i ka lidhur njerëzit. Vajza në fjalë i këndon partneres jashtëmartesore të burrit dhe ky koncept i ka lidhur,” tha menaxherja e Era Rusit.

Më tej, ajo shpjegoi dhe si rrodhi procesi kreativ i këngës “Mos ma merr” pasi tha se “nuk kemi të bëjmë me plagjiaturë të mirëfilltë.”

“U bë vija muzikore fillimisht dhe Era me Fifin menduan të ishte një baladë e trishtë për një fenomen të kohërave tona, goxha të përhapur për momentin.

Fifi, tekstshkruesja, u prononcua për Iconstyle.al. Përveçse mohoi të ishte frymëzuar apo të kishte kopjuar nga ‘Jolene’, tha se edhe ky tekst mund të jetë bazuar në ngjarje reale, siç ka ndodhur më parë.

“Unë nuk jam inspiruar te ‘Jolene’, por te gratë të cilat janë gjithmonë të penalizuara nga të dashurat e burrave të tyre, që në këtë rast as të dashurat nuk kanë faj, por kanë faj burrat që lidhen kur janë të martuar. Është realitet i njerëzve, nuk mund ta sjellë vetëm Dolly Parton një histori të tillë. E para, akuza për ngjashmëri bie poshtë pasi nuk jam artiste që vjedh tekste ose përkthej siç ka disa të tjerë që përkthejnë tekste nga italishtja. Unë nuk e bëj këtë gjë dhe e dyta ka shumë këngë që thonë të dua edhe në shqip edhe në anglisht, i bie që të kenë vjedhur tekstet? Zakonisht bazohem në histori të vërteta dhe kësaj radhe i bie që mund të ketë pasur diçka të vërtetë brenda. Pse jo!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Patjetër që s’jam e vetmja😌

Në dasmën e Ksenia Borodinës dhe Nikolai Serdyukov ndodhi një moment që u komentua gjerësisht online. Teksa pozonin për foto, Serdyukov kapi për beli modelen Viktoria Lopyreva, ndërkohë që nusja e tij ndodhej pranë. Më pas, Borodina reagoi ndaj videos duke thënë: “Nuk jam xheloze për shoqet e mia. Sigurisht që një grua e bukur mund të të bëhet ‘shkak’, por ai përqafoi të gjithë të ftuarit. Edhe mua desh të më përqafonin burrat me të cilët bëra foto.”

Me pak fjalë i thotë: “Burri yt edhe kur ka qenë me ty, prapë te unë e kishte mendjen”

NË FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA, FILMI “THE VOICE OF HIND RAJAB” U PRIT ME NJË OVACION PREJ 23 MINUTASH, SHOQËRUAR ME THIRRJE “FREE PALESTINE”.

Po i juaji si ka reaguar?

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

What does Era say about the similarity between her song and 'Jolene'

Ç’thotë Era Rusi për ngjashmërinë mes

The song with which Era Russia participates in this year's "Magic Song", "Do not Take Me" is similar to "Jolene" by Dolly Parton. This was stated by many commentators and Anabel.al in a previous article . For clarity, we contacted the Wind Manager who served as its representative.

As for the instagram commentary that alludes to the same as the others - that the song resembles "Jolene", she said they saw it, but did not delete it because they had no reason to do so.

Ç’thotë Era Rusi për ngjashmërinë mes

"On the side of the production, that is, the music, it has nothing to do with 'Jolene'. It's the theme of the song that has connected people. The girl in question sings to her husband's extramarital partner and this concept has tied her, "said Era Rusi's manager.

Further, she explained and how the creative process of the song "Do not take me" came out after saying that "we are not dealing with genuine plagiarism."

"It became the music line initially, and Era with Fifin thought it was a sad ballad for a phenomenon of our times, pretty widespread at the moment.

Fifi, the writer, pronounced for Iconstyle.al . In addition to denying it was inspired or copied by 'Jolene', he said that this text may also be based on real events, as has happened before.

"I'm not inspired by 'Jolene', but in women who are always penalized by their girlfriends, who in this case are not guilty but are blameless when they are married. It's a reality people can not only bring Dolly Parton to such a story. First, accusations of similarity fall down because I'm not an artist who steals texts or translate as some others translate texts from Italian. I do not do this, and the second has many songs that I like in both Albanian and English, does it ruin the texts? Usually I'm based on real stories and this time I guess there may have been something really inside. Why not!

Copyright Anabel.al / Reproduction is prohibited without the permission of the editorial board.